Telegrafi

Grupi nga Suedia befasoi të gjithë, Madmans Choice performoi “Xhamadani Vija Vija” në HardhFest

Në ditët e fundit u mbajt HardhFesti në Rahovec, një prej festivaleve më të mëdha në Kosovë.

Dhe, si çdo herë ishin të ftuar top artistët lokalë nga skena e rockut dhe nga skena ndërkombëtare.

Ishte grupi Madmans Choice që nga Suedia erdhi për të performuar në festivalin e rrushit.

Pas performancës mjaft të zjarrtë të këndëve të tyre, publiku u ndez edhe më shumë kur grupi suedez performoi “Xhamadani Vija Vija”.

Kjo ishte një prej performancave mbreslënëse të këtij viti në HardhFest, ku për tri ditë ishin rreth 100 mijë vizitorë.

Aty performuan edhe Kee Marcello, Eugent Bushpepa dhe Troja. /Telegrafi/