Site icon Telegrafi

Grupi i muzikës punk i Ben Stillerit vjen me album të ri muzikor

Ben Stiller (Foto: Steven Ryan/Getty Images/Guliver)

Grupi i muzikës punk, “Capital Punishment”, në të cilin bën muzikë edhe aktori i njohur, Ben Stiller, së shpejti do të publikojë material të ri muzikor me titull “This Is Capital Punishment”.

Në fillim të viteve të tetëdhjeta, kur akoma ishte në shkollë të mesme në Neë York, Stiller ka luajtur në bateri në bendin lokal, “Capital Punishment”.

Shtëpia diskografike, Capture Tracks, nga Brooklyni në muajin e kaluar e kishte publikuar albumin e vetëm të këtij grupi me titull “Roadkill”, i cili në versionin demo ishte publikuar në vitin 1982.

Tash, pas 36 vitesh, “Capital Punishment” kthehet me album të ri muzikor.

Titulli i albumit është “This Is Capital Punishment” dhe në SHBA pritet të dalë në treg më 23 nëntor, ndërsa në formatin online do të publikohet më 7 dhjetor.

Anëtarët e grupit ishin bashkuar për ta interpretuar bashkë këngën e tyre të vjetër, “Confusion”, mirëpo ishin argëtuar shumë, saqë vendosën të vazhdonin me material të ri muzikor.

Lexo po ashtu Lajmet për Ben Stiller

“Ishte shumë argëtuese që të bënim muzikë pas më shumë se 30 vitesh”, ka thënë Stiller, citon Spin.

Albumi i ri do të dalë në treg me numër të kufizuar. Saktësisht vetëm 1.500 kopje do të dalin në shitje në gjithë botën.

Përbërjen e “Capital Punishment” krahas Ben Stillerit, e përbëjnë edhe Kriss Roebling, Peter Zusi e Peter Swann. /Telegrafi/

Exit mobile version