Telegrafi

Grupi i motoçiklistëve “Arinjtë”: Kur shfaqen këta askush nuk guxon të hedh mbeturina në rrugë (Video)

Grupi i motoçiklistëve “Arinjtë” nga Irktuski, çdo ditë lufton kundër ndotjes së ambientit dhe organizon aksione për pastrimin e liqenit të Bajkalit.

Ata nuk i marrin qeset që hedhen në rrugë nga njerëz të pandërgjegjshëm që t’ua fusin sërish nëpër vetura, thjesht prezenca e tyre mjaftonte që njerëzit të mos bëjnë gabime, transmeton Telegrafi.

Sapo të shfaqen në rrugë, qytetarët vrapojnë për t’i hedhur mbeturinat në kontejnerë pasi që e dinë që penalizimet janë nga më të rënda.

“Nuk e di se si është e mundur të ndodh një gjë e tillë në liqenin tonë Bajkal”, ka deklaruar motoçiklisti, i cili ka gjetur një metodë interesante për t’ia futur frikën në palcë qytetarëve të pandërgjegjshëm. /Telegrafi/

https://twitter.com/rianru/status/934382445062971392