Telegrafi

Grupi Marigona gati për koncertin e ditës së shtunë (Foto)

Në një foto të publikuar në rrjete sociale, Vullnet Sefaja tregon se janë afër përfundimit të përgatitjeve për performancën e madhe këtë të Shtunë, më 9 korrik 2016.

Në 25 vjetorin e themelimit, grupi do të performojë në formacion ndryshe dhe në bashkëpunim me një numër muzicientësh në instrumente harkore. Se sa muzicientë do të ngjitën në skenë, më së miri tregon foto e postuar në rrjete sociale e cila tregon një grup prej 19 personave.

Koncerti i përkrahur nga Banka ProCredit dhe i organizuar në kuadër të ditës së festës së kësaj banke, pritet të mbledhë shumë qytetarë në oborrin e Biblotekës Kombëtare të Kosovës këtë të Shtunë.

Programi i përgatitur enkas, në ora 19:30 fillon me organizimin e lojërave argëtuese për fëmijë duke vazhduar me performancën e shumëpritur të bendit Marigona dhe me shfaqjen e fishekzjarreve të sinkronizuara me muzikë në sfond.

Grupi i mirënjohur Marigona do të performojë pas një pauze të gjatë kohore për të gjithë të pranishmit. Mësohet se grupi do të performojë edhe hitet, duke e bërë këtë natë festive edhe më madhështore. /Telegrafi/