Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, është takuar sot me përfaqësuesit e grupit në rrjetin social ‘Facebook’ – “Marakli t’kerreve”.
Këta të fundit, kanë grumbulluar një shumë të konsiderueshme te të hollave për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Fatmir Bajrës nga Gjilani, e cila jeton në kushte të vështira sociale.
“Në këtë donacion kanë marrë pjesë më shumë se 100 persona nga grupi “Marakli t’kerreve”, përderisa përfaqësuesit e grupit u kanë bërë thirrje edhe të tjerëve që ta mbështesin këtë iniciativë”.
Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e grupit për solidaritetin në mbështetje të njerëzve me gjendje të rëndë të banimit, derisa u zotua në mbështetje në aspektet e mbulimit të procedurave komunale.
Shtëpia e Fatmir Bajrës është shtëpia numër 48 që do të ndërtohet pas mbrëmjes humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, e realizuar 3 vite më parë.
Haziri ka apeluar edhe tek të tjerët që të vazhdojnë të mbështesin njerëzit në nevojë./Telegrafi/