Grupi “Maniakë t’Leximit” kanë bërë një aktivitet vullnetar me rastin e festave të fundvitit.
Siç kanë bërë të ditur ky grup, gjatë këtyre aktiviteteve ata kanë dhuruar 156 libra për fëmijët në QKUK.
“Edukatoret sociale na pritën shumë mirë dhe na falenderuan të gjithë grupin që ua kemi pasuruar bibliotekën që e kishin aty”, kanë thënë organizatorët e këtij aktiviteti.
Ky është njëri nga aktivitetet e zhvilluara nga grupet “Maniakë”. Ditë më parë “Maniakë t’Kuzhinës” kanë përgatitur drekë dhe u kanë dhuruar libra banorëve të Shtëpisë së Pleqve.
Dhurata për fëmijët në QKUK kishin bërë edhe vitin e kaluar grupi “Maniakë t’Kuzhinës” ku tani këto aktivitete humanitare, kanë filluar të bëhen gjithnjë e më të pëlqyera nga qytetarët.
Për tu anëtarësuar në grupet Maniakë, vizitoni web faqen e grupeve në www.maniakat.net