Telegrafi

Anëtarët e Maneskin tërhoqën vëmendje me dukjen e tyre në VMA

(Foto: FilmMagic)

Grupi italian, “Maneskin”, i cili fitoi Eurovision Song Contest në vitin 2021, tërhoqi vëmendjen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Video Music Awards.

Frontmeni Damiano David zgjodhi një xhaketë, fund të gjatë dhe dollakë për këtë rast dhe nxori në pah muskujt e tij. Kujtojmë që në fillim të këtij viti pati akuza se ai ishte bërë i varur nga droga, por muzikanti i mohoi.

Pavarësisht kritikave të shumta për pamjen e tij, shumë zonja ende e konsiderojnë atë një simbol seksi.

Ethan Torchio, bateristi i grupit, i kishte ngjyrosur flokët e gjata në bionde. Basistja Victoria De Angelis dhe kitaristi Thomas Raggi ishin veshur gjithashtu me të zeza.

Lexo po ashtu Pasi u akuzua për përdorim kokaine vitin e kaluar në Eurovision, artisti italian iu sugjeroi me shaka pjesëmarrësve që të mos iu afroheshin tavolinave

Për dallim nga shumë fitues të tjerë të Eurovisionit, anëtarët e grupit “Maneskin” nuk ranë në harresën e kohën, duke qenë se ata performojnë rregullisht në mbarë botën.

Në shkurt, revista Variety i emëroi si grupin më të mirë rock që u shfaq në vitet e fundit. Së fundmi ata kanë prezantuar për publikun një këngë me titull “Honey”. /Telegrafi/