Telegrafi

Grupi Maneskin që fitoi Eurovision 2021 ‘martohen’ të katërt me njëri-tjetrin

Grupi italian, Maneskin festoi publikimin e albumit të tyre të tretë, “Rush”, duke ‘martuar’ në një ceremoni në Palazzo Bancaccio të Romës.

Katër anëtarët e grupit u zotuan se “të jenë gjithmonë besnikë ndaj njëri-tjetrit, në gëzim dhe në dhimbje, në dashuri dhe në nder” çdo ditë të jetës së tyre gjatë ceremonisë që u kryesua nga ish-drejtori artistik i Gucci, Alessandro Michele.

Basisti Victoria De Angelis dhe bateristi Ethan Torchio ishin veshur nuse, ndërsa këngëtari kryesor Damiano David dhe kitaristi Thomas Raggi ishin të veshur si dhëndër.

Grupi, i cili për herë të parë fitoi famë në Itali duke marrë pjesë në X Factor, ka pasur sukses të madh ndërkombëtar që nga fitimi i Eurovision Song Contest në vitin 2021.

Drejtorët Baz Luhrmann dhe Paolo Sorrentino dhe sulmuesi i AS Roma dhe Argjentina, Paulo Dybala ishin mes të ftuarve në ceremoninë simbolike.

“Spotify ka nderin të njoftojë se Maneskin do të martohet me nxitim. Shumë të lumtur që po e ndajmë këtë moment special së bashku”, thuhet në postimin e platformës së njohur. /Telegrafi/