Më së paku 50 dëshmitarë do të jenë të ftuar në Seancat gjyqësore të Lagjes e Trimave nga ana e palës mbrojtëse. Në mesin e tyre do të ketë politikanë dhe ekspertë të fushave të ndryshme. Pala mbrojtëse nuk u beson dëshmive të policisë të prezantuara nga prokuroria. Avokati Naser Raufi thotë se rrëfimi i të akuzuarve do të zbardhë të vërteten për rastin e Kumanovës.
Do të ketë një numër rreth 50 dëshmimeve o të kemi do të ketë dëshmi për ekspertizat do të ketë dëshmi për zërat e përcjellë, ne nuk ju besojmë edhe analizave që janë bërë nga vetë ministria e punëve të brendshme nga organi i cili e ka dhënë edhe padinë. Ka funksionar të partive politike , ka edhe persona që janë përfshirë por jo në kontekstin negativ por shumica janë në kontekstin pozitiv – tha avokati Naser Raufi, për Alsat-M.
Seanca e ardhshme për rastin e Kumanovës do të mbahet më 13 shkurt, kur edhe do të dëgjohen dëshmitë e familjarëve të disa prej të akuzuarve. /Telegrafi/