Site icon Telegrafi

Grupi i Kumanovës: Kanë dëshmuar 4 policë

Në seancën e sotme për ”Grupin e Kumanovës” në lidhje me ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në Kumanovë, kanë dëshmuar katër pjesëtarë të policisë, të cilët ishin plagosur në luftime me këtë grup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe kësaj radhe seacna u mbajt me dyer të mbyllura, pasi që këta dëshmitarë janë në cilësinë e të dëmtuarve, por edhe profesioni i tyre kërkon që identiteti i tyre të jetë i fshehur për opinionin, prandaj edhe e kanë statusin e dëshmitarëve të mbrojtur.

Gjithsej 42 policë duhet të dëshmojnë në gjyqin ndaj këtij grupi, ndërkaq deri tani, vetëm 9 prej tyre kanë dëshmuar./Telegrafi/

Exit mobile version