Gjatë ditës së sotme dëshmoi i akuzuari Enver Hoxha- Klain i cili tha se në Maqedoni ka ardhur pasi ka qen i brengosur për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Maqedoni, posaçërisht pas situatës së krijuar me publikimin e bombave të opozitës.
Klain tha se në stacionin policor ka qen i maltretuar në mënyrë çnjerëzore. Ndërkohë që ka kërkuar edhe hetim ndërkombëtar të rastit pasi siç u shpreh Prokuroria dhe Gjykata i kanë gënjyer me hetimin e rastit. Gjatë ditës së sotme përpos Enver Hoxha – Klajn do të dëshmoj edhe Bajram Elshani. /Alsat-M/