Grupi G, i cili përfshin Brazilin, Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin, është grupi më i vështirë dhe më i pasigurt në Kampionatin Botëror që mbahet në Katar.
Sistemi i përdorur nga ELO Ranking, merr vlerësimin e ekipeve kombëtare, por bazohet edhe në një sërë kriteresh si, diferenca me fitore, rëndësia e ndeshjes dhe avantazhi i fushës vendase.
Edhe renditja zyrtare e Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) bazohet në një version të modifikuar të formulës përmes ELO Ranking.
Meqë ra fjala, ELO ka krahasuar dhe vlerësuar grupet më të vështira në kampionatet botërore që nga viti 1970, kur grupi që përfshinte Anglinë, Brazilin, Çekosllovakinë dhe Rumaninë ishte më i vështiri në histori.
Grupi G i Kampionatit Botëror aktual të sivjetshëm është i gjashti në renditjen e grupeve më të vështira në historinë e kampionateve botërore.
Ky grup përfshin Brazilin, Serbinë, Zvicrën dhe Kamerunin.
Nga ana tjetër, Holanda duhet të jetë më e gëzuara pasi grupi i saj A, ku bëjnë pjesë edhe Ekuadori, Senegali dhe Katari, u shpall grupi më i lehtë i turneut në Katar.
Grupet e renditura nga më i vështiri te më i lehti në ‘Katar 2022’
Grupi G: Brazil, Zvicër, Serbi, Kamerun – 1901 pikë
Grupi E: Spanjë, Gjermani, Japoni, Kosta Rika – 1885
Grupi F: Belgjikë, Kroaci, Kanada, Marok – 1868
Grupi C: Argjentinë, Meksikë, Poloni, Arabi Saudite – 1849
Grupi D: Francë, Danimarkë, Australi, Tunizi – 1846
Grupi B: Angli, Iran, SHBA, Uells – 1831
Grupi H: Portugali, Uruguai, Koreja e Jugut, Gana – 1816
Grupi A: Holandë, Ekuador, Senegal, Katar – 1808
/Telegrafi/