Site icon Telegrafi

Grupi i Kosovës: Republika Çeke mposht Anglinë – Mali i Zi dhe Bullgaria luajnë pa gola

(Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Republika Çeke ka regjistruar fitore prej 2-1 kundër Anglisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin A kualifikues për ‘Euro 2020’ që u zhvillua në Sinobo Stadium në Pragë.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e pestë të sfidës me një gol të shënuar nga Harry Kane nga pika e bardhë.

Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe vendasit e barazuan rezultatin përmes Jakub Brabec (9′), i cili u asistua nga Ondrej Celustka.

Golin e përmbysjes dhe të fitores e shënoi Zdenek Ondrasek në minutën e 85-të, pas asistimit nga Lukas Masopust.

Kjo ishte humbja e parë e Anglisë në fazën kualifikuese, ndërkohë që i kishte fituar katër ndeshjet e para.

Në ndërkohë, ndeshja tjetër e Grupit A (pjesë e të cilit është edhe Kosova) ndërmjet Malit të Zi dhe Bullgarisë është mbyllur pa gola. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PT6ybF4wHIg

https://www.youtube.com/watch?v=uP-rMCNyDIU

Exit mobile version