Grupi nga Tetova, “Këpurdhat”, është bendi i vetëm shqiptar pjesëmarrës në konkursin “Converse Rubber Tracks” që mbahet në Novi Sad të Serbisë.
Prej sot (e hënë) kanë filluar votimet, të cilat mbarojnë më 4 prill. Ju mund të votoni duke klikuar këtu dhe duke bërë ‘like’ këngën e tyre “The Unknown”.
“Këpurdhave iu duhet vota juaj për të shkuar në finale në konkursin që mbahet në Serbi në Novi Sad. Vetëm nga një votë dhe shpërndajeni sa më shumë. Votimet do të vazhdojnë deri më 4 prill”, shkruan në profilin e bendit në Facebook.
Në rast të triumfit në këtë konkurs, grupit do t’i mundësohet incizimi i albumit të parë në një studio profesionale. /Telegrafi/