Telegrafi

Grupi i gjakut ndërlidhet me dementinë

Personat me grupin e gjakut AB, i cili është i rrallë dhe e kanë vetëm katër për qind të popullsisë, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë dementi në pleqëri.

Studiuesit amerikanë të udhëhequr nga Shkolla e Mjekësisë Mary Cushman në Vermont analizuan të dhënat e 30.000 qytetarëve amerikanë më të vjetër se 45 vjet, transmeton koha.net.

Ato treguan se individët me grupin e gjakut AB kanë pothuajse dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të kujtesës sesa ata me grupin e gjakut 0, grupin më të zakonshëm në popullsi, por vetëm kur eliminohen faktorët e tjerë të rrezikut.

Prandaj, thonë ekspertët, personat me grup të gjakut AB nuk duhet të bëjnë panik, sepse faktorët e tjerë e luajnë një rol shumë më të madh në humbjen e kujtesës, si pirja e duhanit, trashësia dhe shtypja e lartë e gjakut. Studimi u botua në revistën “Neurology”.

Dihej se personat me tip të gjakut AB kanë një rrezik më të lartë nga goditja në tru se personat me grupet e tjera të gjakut.

Arsyeja për këtë është se në grupin e gjakut AB ka më shumë faktor VIII, proteina që ndihmon në koagulimin e gjakut. Shumë pak faktor VIII do të shkaktojë koagulim të dobët të gjakut, ndërsa niveli i tepërt i proteinës formon më lehtë mpiksje të gjakut. /Telegrafi/