Telegrafi

Grupi G – fitojnë mysafirët

Sebastien Squillaci ka shënuar nga një gol në secilën pjesë (23’ dhe 72’), ndërsa një gol tjetër për Sevillan e shënoi Jesus Navas (55’), derisa të vetmin gol për gjermanët e shënoi Elson, për të ngushtuar në 3-1 (74’).

Skocezët e Rangers kaluan të parët në epërsi që në fillim të ndeshjes me anë të një autogoli të mysafirëve. Por lojtarët rumnun u rikthyen për të përmbysur rezultatin dhe për të fituar me rezultat të thellë. Mysafirët shënuan katër herë, dy nga të cilët po ashtu ishin autogola nga vendasit.

Sevilla ka nëntë pikë në krye të grupit, derisa Unirea renditet e dyta me 4 pikë. /Telegrafi/