Site icon Telegrafi

Grupi i deputetëve të pavarur të OBRM-PDUKM-së marrin mbështetje nga ambasadorët në Maqedoni

Ambasadorët e Gjermanisë, Thomas Gerberich, Mbretërisë së Bashkuar,  Rachel Galloway dhe Mbretërisë së Holandës Wouter Plomp u takuan sot me grupin e pavarur parlamentar të OBRM-PDUKM-së.

Sipas deklaratës së deputetëve të grupit të pavarur parlamentar, gjatë takimit u shprehu mbështetja e fortë nga diplomatët për përpjekjet e këtij grupi parlamentar që të jenë pjesë e proceseve reformuese përmes zgjidhjeve ligjore me pjesëmarrje në përgatitjen e tyre.

Nga atje thonë se gjatë takimit është biseduar edhe për situatën aktuale në vend, si dhe shumë ide për bashkëpunim të mëtejshëm. Nga grupi i pavarur parlamentar thotë se ata “do të luftojnë fuqishëm për integrimin më të shpejtë të Maqedonisë në BE dhe NATO”./Telegrafi/

Exit mobile version