Bayern Munichu ka arritur që të përmbysë PSV-në në Philips Stadion, duke fituar takimin me rezultat 2-1, teksa Atletico Madridi arriti rikthimin në shtëpi ndaj outsajderëve të Rostovit duke fituar 2-1 në sekondën e fundit.
Bayerni e filloi takimin keq ndikuar nga atmosfera mjaft e zjarrtë e tifozëve holandezë.
Santiago Arias pas një aksioni insistues me kokë arriti që të shpojë portën e Neuerit, jo në formën e tij më të mirë këtë sezon (12’).
Bayerni pas këtij goli u këndell duke kërkuar barazimin. Lewandowski barazoi nga pika e bardhë në minutën e 34.
Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i Bayernit, pa harruar as insistimin vendas.
Sidoqoftë, kjo nuk i interesoi Lewandowskit i cili i sakt me një goditje të ulët pas asistimit të Alabas shënoi për 2-1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Atletico shënoi në mintën e 28-të një gol me anë të Griezmann, por mysafirët befasuan dy minuta më vonë për të barazuar në 1-1 me anë të Azmoun.
Deri në fund, në këtë takim Atletico insistoi dhe realizoi edhe golin e fitores me anë të Griezmann në minutën e katërt shtesë.
Aktualisht në Grupin D udhëheq Atletico me 12 pikë, tri më shumë se Bayerni në vendin e dytë. Rostov me një pikë dhe PSV me një pikë okupojnë fundin e tabelës. /Telegrafi/