Në çerekfinale ishte gara e parë me nga dy mysafirë në një ekip, edhe pse mysafirët ishin shumë të motivuar për lojë dhe fitore por nuk ishte atmosfera siç ndodh kur janë në garë nga tre mysafirë.
Për ekipin ‘Blero Nza’, garuan Blero dhe Arber Zeka, prezantuesi i emisionit ‘Nza’ të RTK-së, ndërsa për ekipin ‘Çka ka shpija’, Naser Rafuna dhe Bashkim Shala.
Në lojën e parë Penallti në version bilardo fitoi ekipi ‘Blero Nza’ me shumë pikë dhe kështu vazhdoi show, ndërsa deri te ngasja e gomave Blero ishte në epërsi.
Blero gjithashtu theu rekordin e ngasjes së veturës, pasi me 43 sekonda bëri tri xhiro, ndërsa ekipi ‘Çka ka shpija’ arriti të kaloj në epërsi për herë të parë në lojën e parafundit.
Aktori Naser Rafuna u stresua shumë në lojën ‘Peshkatari i shpejtë’ nuk arriti të e vendosë kapelën në kokë, kjo lojë është shumë stresuese dhe sjell dramë në sfidë.
Në mes të emisionit, moderatori e ftoi në studio Omer Rexhepi, moderatorin e ri të Super Sfidës për ta plotësuar sado pak mungesën e dy mysafirëve.
Omeri në shumicën e rasteve gjatë xhirimeve gjendet në studio dhe herë pas here bëhet pjesë edhe e show-t, i cili transmetohet të dielave në orën 20:00 në RTK. /Telegrafi/