Telegrafi

Grupi Bystander sjell “3 daire” në versionin ‘rock alternative’ (Video)

Kënga “Tri daire” është një këngë popullore e vjetër, e kënduar prej shumë këngëtarëve. Grupi “Bystander” e ka ripërpunuar dhe e ka sjellë këtë këngë në versionin ‘rock alternative’.

Kënga është incizuar nga bendi, në studion e tyre. Videoja është realizuar gjithashtu nga bendi.

Në video është protagoniste modelja Nita Rexhepi, njofton Telegrafi.

“Bystander” është një grup me bazë në Ferizaj që bën muzikë Alternative, Indie dhe Experimental Rock.

Grupi përbëhet prej katër muzikanteve: Fatos Shabani (këngëtar dhe kitarë), Urim Veselaj (bas kitarë), Kushtrim Shemsedini (kitarë) dhe Luan Rexhepi (bateri). /Telegrafi/