Dy sulmues shpërthyen një bombë përpara ndërtesave të qeverisë turke në Ankara të dielën, duke lënë dy të vdekur dhe dy policë të plagosur, dhe një grup militant kurd mori përgjegjësinë për sulmin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi vrau një nga sulmuesit dhe autoritetet “neutralizuan” ose vranë tjetrin, tha ministri i brendshëm për incidentin që tronditi një lagje qendrore që është shtëpia e ndërtesave ministrore dhe parlamentit aty pranë.
Ndërsa në një fjalim në hapjen e një sesioni të ri parlamentar disa orë më vonë, presidenti Rexhep Tajip Erdogan e quajti sulmin e mëngjesit “përpjekja e fundit” për të shkaktuar terror mbi turqit.
“Ata që kërcënojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve nuk i kanë arritur qëllimet e tyre dhe nuk do t’i arrijnë kurrë”, tha ai.
Ndërkohë faqja e internetit ANF News, e cila është e afërt me grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), tha se një grup i quajtur “Batalioni i Pavdekshëm” kishte kryer sulmin, duke cituar një deklaratë të PKK.
Deklarata e përshkroi bombardimin si një “sulm vetëvrasës” i planifikuar të përkonte me hapjen e parlamentit dhe i kryer nga “një ekip i yni i lidhur me Batalionin tonë të Pavdekshëm”.
PKK është cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. /Telegrafi/