Telegrafi

Grupi i Al Kaidës përgjegjës për vrasjen e aktivistëve për të drejtat e homoseksualëve

Një grup i lidhur me Al Kaidën mori përgjegjësinë të martën për vrasjen e një aktivisti për të drejtat e homoseksualëve dhe mikut të tij në Bangladesh, në vazhdimësi të një serie vrasjesh të aktivistëve liberal dhe pakicave të tjera në Azinë Jugore.

I vetë identifikuari si Ansar Al Islam tha në Twitter se luftëtarët e tij e kishin vrarë Xulhaz Mannan dhe Mahbub Rabbi Tonoy, duke i quajtur ata “pionierët e praktikumit dhe promovimit të homoseksualitetit në Bangladesh”.