Telegrafi

Grupi ABBA do të incizojë një tjetër këngë të re

Swedish pop group Abba. From left to right: Benny Andersson, Anni-Frid Lyngstad, Agnetha Faltskog and Bjorn Ulvaeus. (Photo by Evening Standard/Getty Images)

Anëtarët e grupit suedez, “ABBA”, së shpejti pritet të hyjnë në studio dhe të nisin punën për përgatitjen e këngëve të reja.

Bendi i muzikës pop kishte paralajmëruar që para Vitit të Ri de do të fillonte me realizimin e materialeve të reja, mirëpo fansat duhet të presin së paku deri në verë të këtij viti.

Grupi ABBA në vitin 1974 (Foto: David Ashdown/Keystone/Getty Images/Guliver)

Grupi i ka incizuar këngët “I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Down” për nevojat e spektaklit “Virtual ABBA”, i cili është dashur të emetohej në BBC në fund të vitit 2018.

Lexo po ashtu Lajmet për ABBA

Megjithatë, në shtatorin e kaluar, grupi njoftoi se spektakli është shtyrë për këtë vit. Ndërsa sipas Variety, këngët e reja të “ABBA” nuk do të lansohen para verës.

Edhe pse nuk ka pasur ndonjë informatë zyrtare për arsyen e shtyrjes së projektit, besohet se disa komplikime ligjore kanë qenë pengesë për publikimin e mëhershëm.

Benny Andersson dhe Bjorn Ulvaeus nga grupi “ABBA” (2018) (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images for Universal Pictures/Guliver)

“Kemi bërë këngë të reja për t’i përfshirë në emisionin e ri. Megjithatë, kur emisioni do të nisë shfaqjen, këngët do të jenë të vjetra”, ka thënë anëtari i grupit, Benny Andersson.

Njëherësh, në një intervistë për IceTheSite, Anderson ka thënë se ekziston mundësia që “ABBA” të hyjë së shpejti në studio dhe të incizojë edhe këngën e tretë të re. /Telegrafi/