Telegrafi

Grupi “4X4” sjell “Të shtrirë mbi kanape” në një version të ri (Audio)

Rok grupi “4X4” ka sjellë versionin e tyre të hitit të vjetër, “Të shtrirë mbi kanape”, të kënduar nga “Gjurmët”.

Kënga është pjesë e albumit “Albanika”, ndërsa përpunimin dhe orkestrimin e kanë bërë anëtarët e grupit.

Grupi “4X4” është themeluar në vitin 2015 dhe bën muzikë të zhanrit ‘hard rock’.

Përbëhet nga Flamur Prapashtica (kitarë), Gëzim Muriqi (bas), Labinot Zogiani (bateri) dhe Ardian Behrami (vokal). /Telegrafi/