Site icon Telegrafi

Ban Ki Moon: ISIS po rritet si kanceri

Grupet xhihadiste të ISIS-it dhe ekstremistët tjerë po zgjerohen si kancer gjithkund në botë, ka paralajmëruar sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.

Ai ka bërë thirrje SHBA-ve që të ndalojnë ose të bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit, bëjnë të ditur mediat botërore.

“ISIS tash është duke u rritur si kancer”, tha Ban në Gjenevë me rastin e konferencës ndërkombëtare për ndaljen e ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas tij parandalimi duhet të jetë në plan të parë.

“Ekzistojnë fakte se siguria ushtarake nuk është e mjaftueshme në këtë luftë”, tha ai.

Exit mobile version