Site icon Telegrafi

Grupet punuese në KShZ

Komisioni shtetëror zgjedhor ka dalë me propozim për listë të tretë zgjedhore, në takimin e sotëm të përfaqësuesve të katër partive politike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë listë duhet të gjenden rreth 40.000 votues, të cilët janë kontestues për LSDM opozitare. Nuk është biseduar për fshirje të votuesve por ata që nuk do ta verifikonin të drejtën për votë para zgjedhjeve, këtë të mund ta realizojnë në ditën e votimit. Për OBRM-PDUKM e gjithë kjo është humbje kohe dhe arsyetim qesharak i LSDM për shtyrje të zgjedhjeve, ndërsa LSDM thekson se ky propozim nuk korrespondon me kërkesat e tyre./Telegrafi/

Exit mobile version