Sot, kryetarët e grupeve parlamentare kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të shprehur gatishmërinë dhe angazhimin e tyre për të përmirësuar dhe forcuar procesin zgjedhor.
“Në këtë drejtim, kryetarët e grupeve parlamentare kanë rënë dakord të themelojnë një komision ad hoc parlamentar për të përmirësuar dhe përforcuar procesin zgjedhor, duke adresuar rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE që janë lëshuar që nga viti 2013.
Kryetarët e grupeve parlamentare do t’i propozojnë Kuvendit të krijojë një Komision ad hoc në një nga seancat e ardhshme plenare.
Kryetarë e grupeve parlamentare gjithashtu kanë rënë dakord që në kuadër të Komisionit ad hoc parlamentar të formojnë një grup punues këshillues të ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin për media.
Nënshkrimi i Deklaratës së përbashkët u zhvillua në prani të EUSR / Shefi i Ambasadorit Apostolova të BE-së dhe Ambasadorit Braathu, Shef i Misionit të OSBE-së.
Kryetarët e grupeve parlamentare ftuan të dy institucionet për të mbështetur dhe ndihmuar përpjekjet e tyre për të përmirësuar kornizën legjislative zgjedhore. /Telegrafi/