Telegrafi

Grupet kriminale në Angli kanë rifilluar plaçkitjet e armatosura, pas disa javësh mbyllje shkaku i pandemisë

Rrugët e Anglisë janë kthyer sërish në skena krimit, ku grupe të armatosura i kanë rifilluar plaçkitjet, pasi mbyllja prej disa javësh shkaku i pandemisë, i ka lënë pa para.

Birminghami ka qenë më i godituri, ku janë regjistruar një numër i madh i këtyre sulmeve kriminale, transmeton Telegrafi.

Në pamjet rrëqethëse të regjistruara në mes të ditës, shihen një plaçkitje me tre të maskuar, njëri me revole dhe me thika të mëdha, që i ndjekin udhëtarët e një makine, të cilën e përplasën me furgon.

Tabelat e këtij furgoni ishin të rrejshme, derisa të dy kishin maskime shumë të mëdha, sa që duket se është e pamundur të identifikohen.

“Ata kanë pritur me padurim që t’i kthehen rrugëve, sepse kanë mbetur pa para. Meqenëse iu ndalohen shumë veprimtari, ata po shfrytëzojnë këtë formë për të fituar të ardhura”, ka thënë Simeon Moore, ish pjesëtar i grupit kriminal Johnson Crew.

Plaçkitjet e shumta të armatosura nëpër rrugët e Anglisë, veçanërisht në Londër kanë qenë shqetësuese për banorët, derisa autoritetet e sigurisë e kishin të pamundur t’i ndalonin.

Krahas këtyre plaçkitjeve, kishte edhe vjedhje të shumta, të kryera nga të rinjtë në motoçikleta, që mbanin helmeta në kokë për të fshehur identitetin, ndërsa kishin shënjestër telefonat në duart e kalimtarëve dhe çanta e tyre. /Telegrafi/