Site icon Telegrafi

Grupet e margjinalizuara kërkojnë miratimin e menjëhershëm të Ligjit kundër diskriminimit

Thuajse 100 organizata qytetare para Kuvendit sot kërkuan miratimin e menjëhershëm të Ligjit kundër diskriminimit dhe mbrojtje nga diskriminimi i cili për tetë muaj zvarritet të hyjë në procedurë kuvendare.

Ata dyshojnë se paragjykimet e disa deputetëve në Kuvend ndërhyjnë në pengimin e sjelljes së këtij ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ligjit të ri identiteti gjinor dhe orientimi seksual bëhen bazë për diskriminim.

Me flamur evropian, Komisioni për Çështje Evropiane e miratoi, por u bllokua në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, kryetari i të cilit është Vlladimir Gjorçev. Ai nuk përmend se kur do ta vendos në rend dite por se qëndrimi i partisë së tij është tashmë i njohur.

“Grupi kuvendar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit me rezerva e sheh Ligjin kundër diskriminimit propozuar nga Zoran Zaev dhe Mila Carovska, sepse në Propozim-ligjin fshihet dispozita se martesa është bashkësi ndërmjet burrit dhe gruas”, thotë Gjorçev.

Edhepse është i bllokuar në Komisionin e Punës dhe Politikës Sociale, deputetët e shumicës thonë se ky ligj do të votohet ka mesi i muajit mars.

Me ligjin e propozuar precizohet edhe mënyra e punës së Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi që reagoi se pushteti dëshiron para kohe t’i ndërrojë anëtarët e saj. Komiteti i Helsinkit për të drejtat e LGBT-së në tre muaj e kaluar regjistroi raste kur në kafiteri në Shkup, Prilep dhe Tetovë kanë ndaluar qytetarët rom të hyjnë, por edhe person që është rrahur nga babai i tij për shkak orientimit seksual. /Telegrafi/

Exit mobile version