Është hedhur tashmë shorti në Frankfurt të Gjermanisë për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Hedhja e shortit ka filluar në ora 12:00 dhe pas rreth një ore ka përfunduar gjithçka.
Të gjitha ekipet kombëtare tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rrugën drejt kualifikimit në Euro 2022.
Përfaqësuesja e Kosovës është tërhequr në Grupin I së bashku me kombëtare si Zvicra, Izraeli, Rumani, Bjellorusi dhe Andorra.
𝗚𝗥𝗢𝗨𝗣 𝗜 ✅
Top 2 will be ____ & ____#EURO2024 pic.twitter.com/LpIMJy8Kww
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 9, 2022
Megjithatë, gjatë shortin janë tërhequr edhe dy grupe që po cilësohet si “Grupe të vdekjes”.
“Grupet e vdekjes” po cilësohet Grupi B dhe C, ku koka të grupeve janë Holanda e Franca dhe Italia dhe Anglia.
𝗚𝗥𝗢𝗨𝗣 𝗕 ✅
Who will finish top?#EURO2024 pic.twitter.com/Rh4z3dKOZU
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 9, 2022
Në Grupi B, Holanda dhe Franca kanë punë me Republikën e Irlandës, Greqinë dhe Gjibraltarin.
Në anën tjetër, në Grupin C përveç Italisë dhe Anglisë bëjnë pjesë ekipe kombëtare si Ukraina, Meqedonia e Veriut dhe Malta. /Telegrafi/
𝗚𝗥𝗢𝗨𝗣 𝗖 ✅
Who'll finish 1st & 2nd?#EURO2024 pic.twitter.com/1OUnKkK8Uw
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 9, 2022