Telegrafi

Grup hetimor parlamentar për 21 janarin


Shumica parlamentare miratoi me 73 vota pro ngritjen e komisionit me objekt hetimin e zhvillimeve të së premtes gjatë demonstratës së thirrur nga opozita.

Në sallën e Kuvendit, kryeministri Sali Berisha tha se organizatorët e demonstratës dhanë para dhe rekrutuan bashibozukë dhe mercenarë për sulmin ndaj Kryeministrisë. Ai përsëriti akuzat për kreun e opozitës Edi Rama për organizim të grushtit të shtetit dhe për urdhërim të sulmit ndaj Kryeministrisë. /Telegrafi/