Telegrafi

Grumbullonin qumësht për fëmijë nga frika se do të zhduket nga tregu, goditën me kavanoz blerësen që i kritikonte (Video)

Catherine Urriola ka thënë se më nuk ndjehet e sigurt, të shkojë në super-marketin më të afërte me shtëpinë e saj në Melburn të Australisë, pasi disa blerës e sulmuan fizikisht.

E tëra ndodhi pasi nëna e dy fëmijëve, po i kritikonte blerësit që grumbullonin qumësht për fëmijë, nga frika se do të zhduket nga tregu, transmeton Telegrafi.

Në fakt, ditë më parë ishin shpërndarë disa lajme, se ky produkt do të mungojë në treg, sepse është duke u shitur në tregun ilegal të Kinës.

Megjithëse lajmi nuk është konfirmuar, blerësit kanë nisur ta blejnë ende pa u vënë në rafte, nga frika se vërtetë do t’ju mungojë.

Pamjet që e tregon sulmin ndaj Urriolas, janë shpërndarë në rrjetet sociale në përpjekje që të ndalohet ky trend. /Telegrafi/