Telegrafi

Grumbullohet Kosova U-17 në hendboll para ndeshjeve të Kampionatit Mesdhetar

(Foto: kosovahandball.info)

Të mërkurën në Gjakovë grumbullohen hendbollistet e Kosovës U-17.

Kjo skuadër do të marrë pjesë në Kampionatin e 16-të Mesdhetar që mbahet në Greqi prej 26 shkurtit deri më 5 mars.

Kryetrajneri Mitat Ferati e ka shpallur më herët listën e lojtareve në të cilat llogarit.

Mesdhetari vlerësohet garë e fortë, ndërsa synim i ekipit tonë është zhvillimi i mëtejmë. Ky do të jetë grumbullimi i tretë i kësaj gjenerate.

Algjeria, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Spanja, Tunizia dhe Turqia janë skuadrat tjera pjesëmarrëse. Pas disa ditësh përgatitje në Gjakovë, Kosova do të udhëtojë drejt Greqisë.