Site icon Telegrafi

Grumbullimi fillon më 2 mars

Albert Bunjaki, selektor i përfaqësueses së Kosovës në futboll, nuk parapëlqen të flas shumë për futbollistët që mendon të thërras për ndeshjen miqësore të 5 marsit me Haitin në Mitrovicë, e cila është ndeshja e parë pas lejes së dhënë nga FIFA në janar të këtij viti për zhvillimin e ndeshjeve miqësore.

Pas një turneu nëpër Evropë, në përcjellje me futbollist dhe takim me bashkëpunëtor, trajneri tha se është grumbullimi i lojtarëve do të fillojë nga data e 2 marsit. Në stafin e tij do të jetë sikur edhe herëve te e kaluara, Tord Grip këshilltar i trajnerit të njohur, Sven-Goran Eriksson, por do të mungojë Dr Magnus Svensson.

“Koha e tubimit është shumë e shkurt duke pas parasysh se lojtarët nuk njihen mes veti dhe po ashtu ata kanë lojë me datën 1 e 2 mars para se të vijnë. Grumbullimi fillon më 2 dhe përfundon më 6 mars”, tha Bunjaki për ‘Sporti1’.

Ai e ka të qartë edhe punën që duhet bërë me lojtarët. “Me rëndësi është regjenerimi i shpejtë dhe lidhja e tyre në fushë e jashtë saj”.

“Ne do kemi kohe edhe për ‘team building’ (v.j. familjarizim i lojtarëve) si dhe aktivitete të përbashkëta që janë të lidhura me kulturën dhe historinë kosovare”.

Edhe pse është ndeshja e parë, shumë kush megjithatë pret fitore? “Lojën e parë të gjithë jemi fitues dhe ajo më e rëndësishmja është të kemi një prezantim të lartë në të gjitha mënyrat qoftë të një kulturë sportive ashtu edhe te organizimi. Do jetë një festë për futbollin”, ka theksuar Bunjaki. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version