Site icon Telegrafi

Grumbullimi i duhanit në RMV pa probleme, çmimi arrin afër 5 euro

Grumbullimi i duhanit po rrjedh pa problem më të mëdha, ndërsa deri tani janë blerë mbi 9000 tonë me çmim mesatar prej mbi 275 denarë. Sipas autoriteteve të Inspektoratit Bujqësor, pritet që grumbullimi të përfundojë deri në fund të vitit. Numri një i këtij inspektorati, Jane Stankovski, thotë se po shitblerjen po e realizojnë dhjerë kompani dhe pa kontestim të vlerësimit të cilësisë së duhanit,së paku deri në fundjavë.

“Duhani po blihet me hapa të përshpejtuara. Kompanitë për çdo ditë marrin rreth 1000 tonë dhe me këtë dinamikë pritet që blerja të përfundojë para Vitit të Ri. Njëherësh nuk është shfaqur kontestim edhe për vlerësimin, ndërsa cilësia solide do të sjellë edhe subvencione më të larta për kultivuesit e duhanit”, thekson Stankovski.

Edhe një pjesë e shoqatave të duhanit thonë se nuk ka aktualisht problem me shitblerjen e duhanit. “Duhani po grumbullohet nga të dhjetë kompanitë e regjistruara në mbi 285 pika me 220 peshore. Çmimi mesatar ditor arrin edhe deri në 295 denarë për kilogram. Pagesa gjithashtu bëhet në kohën e duhur. Përfaqësuesit punojnë në të gjitha peshoret dhe deri më tani nuk ka pasur sasi kontestuese të duhanit”, thotë Mende Stomnaroski, kryetar i Lidhjes së shoqatave të duhanit.

Sipas tij, blerësit nxitojnë që të marrin duhanit sepse sivjet është realizuar rendiment pak më i ulët por që është më cilësor. Lidhja e prodhuesve të duhanit vlerëson se është mirë që kemi rritje të çmimeve grumbulluese që deri diku edhe do të zbusin harxhimet e ndryshme. Duke shtuar se edhe këto çmime nuk janë të mjaftueshme karshi harxhimeve, mirëpo nga pak do të zbusin harxhimet.

Në ndërkohë, të gjitha kompanitë i kanë rritur çmimet me 20 për qind dhe kanë nënshkruar anekse, andaj edhe pritet të ketë vlerësim të mire të duhanit .

Sipas klasave, rritja është: për të parën nga 280 në 300 denarë për kilogram, për të dytën nga 200 në 240, për të tretën nga 150 në 180 denarë dhe për të katërtën nga 85 në 100 denarë për kilogram duhan. Njëherësh për një kilogram të duhanit të dorëzuar tek tregtarët fitohet edhe 80 denarë subvencion shtesë, 70 denarë fitohet për klasën e dytë, dhe 60 denarë për të tretën dhe të tjerat. Sivjet pritet që të ketë një sasi prej 21 mijë tonë duhan për shitblerje. Duhani është dega bujqësore tradicionale e shtetit, që është e orientuar drejt eksportit dhe që sjell të ardhura në deviza prej mbi 120 milionë euro në vit . Nga kjo veprimtari bujqësore ekzistojnë mbi 20 mijë familje./Koha/

Exit mobile version