Telegrafi

Grumbullim dy ditor i Përfaqësueses së Kosovës U19

Përfaqësuesja e Kosovës U19 do të mbajë një tjetër grumbullim.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të ketë një grumbullim dy ditor me futbollistët e kësaj grupmoshe.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, nesër dhe pasnesër (më 15 e 16 maj) do të mbajë grumbullimin e radhës me futbollistët që luajnë jashtë vendit.

Qëllimi i këtij grumbullimi është që përzgjedhësi me stafin e tij të shohin nga afër formën e lojtarëve dhe cilësitë e tyre, në mënyrë që të bëhet seleksionimi i tyre.

Grumbullimi mbahet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq dhe fillon në orën 15:00.

Ndërkohë, më 24 dhe 26 maj, Përfaqësuesja U19 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Shqipërinë U19, njërën në Elbasan dhe tjetrën në Shkodër. /Telegrafi/