Telegrafi

Grujovski ka vjedhur identitetin e kolegut të tij, Vlladimir Varellov është polic

Personi Vlladimir Varellov ekziston dhe është policë, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas TV Telma ish-drejtori i drejtorisë së prestë në DSK, Goran Grujovski, e ka vjedhur këtë emër dhe tani ekzistojnë dy, njëri i vërtetë dhe njëri i rrejshëm.

Pasaportë me emrin dhe mbiemrin Vlladimir Varellov, por me fotografinë e Goran Grujevskit është përpunuar nga MPB dhe ai me atë ka udhëtuar në Bullgari disa ditë para se të shpallet vendimi për paraburgimit e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në MPB po hetojnë se si është e mundur të lëshohet identitet me të dhëna të rejshme, kur është dhënë dhe deri kur ka afat.

Sipas Telma, Goran Grujovski por si Vlladimir Varellov, disa ditë para vendimit për paraburgim ka qëndruar në Bullgari me pasaportë të rrejshme.

Njohësit e rrethanave thonë se ikja në një vend anëtare në BE, për shkak të hapjes së kufinjve mund të jetë rrethanë vështirësuese për kapjen e të arratisurit./Telegrafi/