Telegrafi

Grujovski dhe Boshkovski ende në arrati, policia posedon informacione

Dyshja e Drejtorisë për kundërzbulim, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski tashmë dy muaj ndodhen në arrati. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se janë në kërkim pas të arratisurve të akuzuar për përgjim të paligjshëm dhe shtoi se policia ka informacione, por nuk mund t’i komunikojë para publikut.

“Ne kemi njohuri, çdo ditë marrim të dhëna të ndryshme, i kontrollojmë, por nuk janë të dhëna që mund ti ndajmë në publik”, dekaroi Spasovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nesër do të vazhdojë gjykimi, ku i pandehuri i parë në “Fortesa 2” është pikërisht ish shefi i drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujovski. Ai dhe gjashtë kolegë të tij akuzohen se kanë djegur dokumente lidhur me përgjimet e paligjshme./Telegrafi/