Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca gjyqësore për rastin e PSP-së ‘Fortesa’, në të cilën akuzohen shtatë punonjës në DSK të cilet ndiqen për zhdukjen e dokumentacionit zyrtar e lidhur me bisedat e përgjuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Grujovski dhe katër të dyshuar të tjerë, dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, u akuzuan vitin e kaluar për shkatërrimin e sistemit të përgjimit të paligjshëm me vlerë 10 milionë euro. /Telegrafi/