Site icon Telegrafi

Grujevski në arrati me identitet të dytë – Vlladimir Varellov

I akuzuari nga PSP, në rastet ” Fortesa” dhe “Shënjestra”, ish drejtori i Drejtorisë së pestë të DSK, Goran Grujevski i cili tani më një muaj është në arrati, siç mësohet nga burime të MPB-së, mban edhe një identitet tjetër – Vlladimir Varellov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zyrtarisht thuajnë se në suaza të autorizimeve dhe detyrave të tyre, po ndëmarrin të gjitha masat për të gjetur dhe arrestuar Goran Grujevskin dhe Nikolla Boshkovskin. Po bëhen kërkime në shumë lokacione në vend, por duke e pasur parasysh, siç thonë nga MPB, se sa të informuar janë këto persona, si persona të mëparshëm në pozita të larta në shërbimet e zbulimit, kërkimi bëhet shumë herë më i rëndë./Telegrafi/

Exit mobile version