Ish-zyrtarët e sigurimit të shtetit të Maqedonisë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nga ora 09:30 duhet të dalin sot në gjykim më Gjykatën e lartë në Athinë ku do të vendoset për ekstradimin e tij në Maqedoni.
Ata janë ankuar ndaj vendimit të Gjykatës së Selanikut për vendimin e sjellë rreth ekstradimit të tij në Maqedoni, shkruan AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dëgjimi në Komitetin për azilkërkues i caktuar ditën e djeshme u anulua për shkaqe procedurale.
Që të dy akuzohen nga Gjykatat e Maqedonisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë ka ngritur ndaj tyre akuzë për prishjen e materialeve për përgjim në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. /Telegrafi/