Seanca e sotme gjyqësore në Selanik në të cilën duhej të paraqiteshin Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, është shtyrë për më 17 maj. Seanca e sotme u shty për shkak se njëri nga të akuzuarit për vepër të njëjtë si Grujevski dhe Boshkovski (posedim të pasaportës së rrejshme) nuk u paraqit në gjykatë.
Ata duhej të gjykoheshin si grup i kapur me dokumente të falsifikuara dhe pa të status juridik në Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informacioneve të Alsat-M, në konsultim me avokatët nga Greqia të cilët i mbrojnë, tashmë kanë dorëzuar kërkesë për azil politik.
Më 13 dhjetor Gjykata e Selanikut gjithashtu duhet të vendos nëse do të pranojë kërkesat për ekstradimin e tyre në Maqedoni.
Në ndërkohë Grujevski dhe Boshkovski do të mbeten në paraburgim në Selanik./Telegrafi/