Site icon Telegrafi

Grujevski dhe Boshkoski sot në gjykatën e lartë në Athinë për ankesat e tyre

Ish-zyrtarët e DSK-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski sot kanë dalë para Gjykatës së Lartë në Athinë për të qenë para gjykatësve për ankesat e tyre për ekstradim në Maqedoni, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç tyre, para gjykatësve do të duhet të dalin edhe 18 persona tjerë të cilët janë ankuar për procedurat e ekstradimit nga Greqia.

Seanca e kaluar më 16 shkurt ishte anuluar pasi avokatët janë ankuar për kohën e pakët për të rishikuar lëndën.

Përndryshe, Grujevski dhe Boshkoski akuzohen për prishje të materialit të përgjimit dhe PSP-ja kërkon përgjegjësi ligjore për përgjimin e qytetarëve dhe prishjen e mjeteve për përgjim. /Telegrafi/

Exit mobile version