Telegrafi

Gruevski: PSP punon duke u bazuar te politika

Ish kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë dhe kryetari i OBRM-PDUKM ka komentuar punën e Prokurorisë Speciale Publike, duke e cilësuar si organ politik që hakmerret me porosi ndaj personave të caktuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Konferencat e PSP-së ngjajnë si ngjarje në politikë, me një dozë të të shtuar teatri, pa fakte dhe me shumë fluska politike. Ata nuk kanë fakte dhe shënjestrojnë persona pa faj, pasi për fajin e tyre nuk kanë vendosur ende gjykatat.” tha mes tjerash Gruevski./Telegrafi/