Telegrafi

Gruevski porositi Mercedes të 600 mijë eurove

“Publiku do të dëgjojë funksionimin e tender-koalicionit midis VMRO-DPMNE dhe BDI-së. Sa të holla kanë pompuar të cilat pastaj kanë përfunduar në VMRO-DPMNE. Dhe kush urdhëroi një Mercedes të ri me vlerë prej 600 mijë euro”, njoftoi Zaev.

Sipas tij, kryeministri Nikolla Gruevski i kërkoi Gordana Jankullovskës që një veturë Mercedes të jetë me të gjitha elementet. Mercedesi i tillë kushton 575 mijë euro. Këtë shifër e konfirmon edhe Jankullovska.

Në bisedë e parë Gruevski personalisht nga prospektet ka porositur automjetin dhe kërkoi që makina të porositet nga Ministria e Brendshme. Ai kërkoi nga MPB-ja të aktrojë dhe të tregoje se ajo është furnizuar për nevojat e kësaj ministrie.