Telegrafi

Gruevski: OBRM-PDUKM është e brengosur për shkeljet serioze të procesit zgjedhor

Partia është e hapur për bashkëpunim në të gjitha sferat që janë në interes të Maqedonisë dhe afirmimit të interesave të saj strategjik, u shpreh kryatri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski në takimin e sotëm me kryetarin e Institutit demokratik kombëtar të Amerikës, Ken Wollack.

Nga OBRM-PDUKM u shpreh brengosje për shkak të shkelje serioze të procesit zgjedhor, siç janë sulmet fizike, lëndime të kandidatëve për kryetarë, aktakuza të montuara, demolimi i shtabeve partiake, frikosje dhe shtypje e vazhdueshme.

Në këtë takim u theksua se prioritet strategjik paraqet anëtarësimi në NATO si dhe përparim në integrimet evropiane, duke thënë se Maqedonia i ka plotësuar kushtet për anëtarësim që nga viti 2008 dhe se çdo përkrahje për realizim të këtij qëllimi është i mirëseardhur./Telegrafi/