Telegrafi

Gruevski: Me vëmendje përcjellim situatën në Kosovë

Ai tha se me vëmendje është duke u ndjekur çdo zhvillim që ndodh atje.

"Tash për tash nuk kemi probleme me gjendjen e sigurisë dhe as që ka indikacione serioze për atë, por me vëmendje përcjellim situatën në Kosovë, ngjarjet atje, gjendja është serioze atje, nuk duhet të nënçmojmë, megjithatë sa i përket Maqedonisë tash për tash nuk ka indikacione për prishjen e gjendjes së sigurisë, mund të them se është në tërësi e qetë, stabile dhe nuk pres ndonjë ndryshim në atë drejtim", tha kryeministri Gruevski. /lajmpress/