Site icon Telegrafi

Gruevski ironizon me Janevën: E zvogëloi papunësinë

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, në mbledhjen e sotme të partisë së tij, ai nuk lëshoi mundësinë që të sulmojë PSP-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Katica Janeva, e cila merr rrogë më të madhe në vend, mundet edhe sot të bëj një  gjë të tillë, të na padit sepse në këtë tubim ka më shumë njerëz se sa në LSDM. Si nuk na u kujtua më herët të formojmë PSP-në që ta zvogëlojmë papunësinë”, ironizoi Gruevski.

Ai deklaroi se qëllimi i PSP-së është i njejtë me ato të opozitës, dëmtimi i OBRM-PDUKM-së dhe zvogëlimi i rejtingut të saj./Telegrafi/

Exit mobile version