Telegrafi

Gruevski edhe më tej do të gjykohet për rastin “Trajektorja”

Megjithëse gjyqtari i Gjykatës Penale të Shkupit, Goran Boshevski deklaroi një muaj më parë konstatoi se rasti për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në lëndën “Trajektorja” është vjetruar, Gjykata e Apelit-Shkup rrëzoi vendimin, që do të thotë se Gruevski do të gjykohet akoma për keqpërdorim gjatë ndërtimit të autostradave Shtip-Milladinovcë dhe Kërçovë-Ohër.

Nga Gjykata e Apelit thonë se pas ankesës së Prokurorisë kanë marrë vendim se gjyqtari nuk mund të merrte një vendim të tillë, por vjetërsia e lëndës është konstatuar vetëm me vendim refuzimi, me çka rasti është kthyer përsëri në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit. Nga Apeli shtojnë se vendimi ishte anuluar për arsye formale.

Lexo po ashtu Mile Janakieski mbetet në arrest shtëpiak

Nga Gjykata e shkallës së dytë informojnë se sot refuzuan ankesën e ish-ministrit Mile Janakieski për heqjen e paraburgimit, të cilit iu është caktuar për rastin e “shkallët spanjolle”./Telegrafi/