Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani për të përjavshmen Fokus ka thënë se kryetarët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së janë duke u takuar dhe kjo nuk i pengon partisë që ai përfaqëson, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Sipas informacioneve tona, disa ditë me radhë janë duke u takuar kryetarët e LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së dhe një gjë të tillë e përkrahim dhe e mbështesim. BDI e di rrugën për qeverinë e ardhshme. Shpresojmë se do të gjendet rrugë e përbashkët për të ardhmen.” tha Osmani.
Nga OBRM-PDUKM nuk kanë komentuar këtë deklaratë. Nga LSDM, Sheqerinska thotë se nuk sheh nevojë që kryetari i tyre të takohet me Gruevskin. /Telegrafi/